Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Grafite “Wagner “ në veri, polica nis hetimet

nga B G23 janar 2023
Grafite “Wagner “ në veri, polica nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi që në Zveçan dje 9 22 janar) dhe sot është raportuar se në tabelat e komunikacionit nga persona të panjohur janë shkruar mbishkrime “Wanger”
“Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar. ‘, thuhet në njoftimin e policisë.
Wagner, një kompani private ushtarake ruse. Wagner, i cilësuar shpesh si një ushtri mercenare, është themeluar në vitin 2014 nga shtetasi rus, Yevgeny Prigozhin, i cili është person i afërt me Kremlinin.
Në maj të vitit 2022, Kosova iu bashkua mbështetjes për sanksione të Bashkimit Evropian kundër subjekteve dhe grupeve nga Rusia, përfshirë grupin Wagner./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →