🇽🇰 Kosova
Grafitet me shkrime nxitëse në Leposaviq, policia hap rast
nga Venera Grabanica7 shtator 2023
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur rast, pasi gjatë patrullimit, në muret e disa shtëpive në Leposaviq kanë vërejtur disa grafite shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës,
Bëhet e ditur se për rastin është njoftuar edhe prokurori.
“Leposaviq 06.09.2023 – 00:40. Njësitet policore gjatë patrullimit në muret e disa shtëpive kanë vërejtur disa grafitë të shkruara me përmbajtje kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga ekipet përkatëse te hetuesisë”, thuhet në raportin e policisë./21Media









