Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Granatë dore te Liqeni i Badocit, policia jep detaje

nga Gentrita Xhemajli10 mars 2025
Granatë dore te Liqeni i Badocit, policia jep detaje

Një granatë dore është shpërthyer te Liqeni i Badocit nga ekipet e specializuara për menaxhimin e mjeteve shpërthyese të Policisë së Kosovës.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili tha se  shpërthimi i mjeteve shpërthyese është kryer nga Policia e Kosovës dhe mjeti i dyshuar ka rezultuar të kenë qenë një granatë dore.

“Rreth orës 11:30 është pranuar informata se në afersi te liqenit të Badocit  është hasur një mjet i dyshimt shpërthyese. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tu siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual. Në vendngjarje  kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar dhe mjeti i dyshuar ka rezultuar të kenë qenë një granatë dore. Aktualisht policia po vojon punën e saj për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →