Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Granit Rushiti fitoi çmimin e parë në festivalin vjetor të filmit në Suedi

nga Kaltrina Berila24 janar 2023
Granit Rushiti fitoi çmimin e parë në festivalin vjetor të filmit në Suedi

Aktori me origjinë nga Kosova, Granit Rushiti mbrëmë ka fituar çmimin e parë në festivalin vjetor të filmit për vitin 2022 në Suedi. Kështu ka informuar ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkendije Geci-Sherifi, sipas së cilës, Rushiti ka arritur të fitojë çmimin mes shumë aktorësh suedezë dhe ndërkombëtarë.
Rushiti ka fituar çmimin e parë me rolin kryesor në filmin ”Unë jam Zlatan”.
Guldbaggen është çmim suedez i filmit, i cili ndahet çdo vit në Gala Guldbagge nga Instituti Suedez i Filmit “për kontributet e jashtëzakonshme në filmin suedez gjatë vitit të kaluar”.

ETIKETA:#Film#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →