Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Grenell i propozon Blinkenit kërkesa konkrete për Kurtin

nga Venera Grabanica26 dhjetor 2022
Grenell i propozon Blinkenit kërkesa konkrete për Kurtin

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Grenell ka fajësuar qeverinë e Albin Kurtit për tensionet e krijuara në veri, ndërkohë që nuk ka përmendur barrikadat e vendosura nga grupe të dyshimta kriminale, të cilat disa herë kanë sulmuar gazetarë e policë e së fundmi kanë shtënë edhe pranë patrullave të KFOR-it.
Për më shumë, Grenell i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken që t’ia shtroj disa kërkesa kryeministrit Kurti, që kanë të bëjnë me lirimin e të burgosurve serbe dhe mos-arrestimin e protestuesve paqësore.
“Dhuna e fundit në Kosovë, është e papranueshme. Albin Kurti vazhdon aksionet e tij unilaterale në veri, duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare. Antoni Blinken duhet të kërkojë: Kurti të lirojë të burgosurit serbë dhe të përmbahet nga arrestimi i protestuesve paqësore dhe…”, ka shkruar Grenell në Twitter./21Media

The latest violence in Kosovo is unacceptable. @albinkurti continues his unilateral actions in the North in violation of international agreements – @ABlinken must demand:
Kurti release the Serbian prisoners and refrain from arresting peaceful protesters, and…

— Richard Grenell (@RichardGrenell) December 26, 2022

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →