Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Grenell përgënjeshtron deklaratat e Petrit Selimit për heqjen e vizave për Kosovën

nga Venera Grabanica5 shtator 2020

I dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka përgënjeshtruar herë radhazi kryeshefin ekzekutiv të Fondacionit “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimin.

Selimi fillimishit në Twitter kishte shkruar se Kosova është gati të marrë një grant të madh nga SHBA për ndërtimin e një gazsjellësi jo rus për Ballkanin Qendror, kurse, pastaj Selimi kishte shkruar se kosovarët dhe serbët mund të udhëtojnë pa viza drejt SHBA-së brenda 45 ditëve pas marrëveshjes për normalizimin ekonomik.

“Shuplakë e fortë në fytyrë drejt BE-së për qëndrimin e saj racist karshi Kosovës mund të vijë nga DC dhe administrate e Donald Trump: Mediat në Kosovë raportojnë se ShBA ka njoftuar se Kosova dhe Serbia mund të udhëtojnë pa viza drejt SHBA-së 45 ditë pas marrëveshjes për normalizim ekonomik”, ka shkruar fillimisht Selimi.

Not true again. https://t.co/2Ld3c1rw02

— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 5, 2020

“Diversifikimi i energjisë” ka të bëjë ndoshta me marrjen e një granti të madh së shpejti nga SH.B.A. për të ndërtuar një tubacion gazi”, ka shkruar Selimi.

Për këto deklarime të Selimit, Grnell ka reaguar duke thënë se janë “të pavërteta”. /21Media 

Not true. https://t.co/R0p5QiokrG

— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 5, 2020

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →