Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Greqi: Protesta të dhunshme kundër marrëveshjes me Maqedoninë

nga Egzona Mehmeti20 janar 2019

Policia ka vënë në dispozicion më shumë se 2 mijë policë

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në Greqi për të protestuar kundër marrëveshjes me Maqedoninë për çështjen e emrit.

Protesta është shoqëruar me incidente të shumta, ku rreth orës 14:20 minuta, protestuesit kanë derdhur bojë mbi punonjësit e policisë.

Mijëra grekë janë mbledhur nën sheshin “Sintagma” të Athinës, të cilët hedhin parulla kundër “marrëveshjes së Prespës”.

Protesta e së dielës do të përshëndetet prej personazheve të njohur të artit dhe muzikës greke, si dhe prej Mikis Theodhorakis, muzikantit revolucionar grek 95-vjeçar, i cili e kundërshton këtë marrëveshje.

Policia ka vënë në dispozicion më shumë se 2.000 policë, dronë, helikopterë dhe pompa uji me presion, si dhe ka bërë thirrje për protesta paqësore.

Marrëveshja e Prespës është depozituar në Parlamentin vendas dhe nga e hëna do të nisin diskutimet.

Ende nuk dihet nëse ajo do të miratohet për shkak të mazhorancës së dobët të qeverisë së Aleksis Tsipras. Nga ana tjetër, opozita është kundër saj duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, raporton Oranews.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →