Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Greqia aprovon ligjin që lejon 13 orë punë në ditë

nga Venera Grabanica16 tetor 2025
​Greqia aprovon ligjin që lejon 13 orë punë në ditë

Parlamenti grek ka miratuar pas shumë debateve, projektligjin që lejon deri në 13 orë punë në ditë.

Qeveria konservatore e ‘Demokracisë së Re’’ e quan atë një reformë që promovon “punë të drejtë dhe fleksibël për të gjithë”, ndërsa sindikatat greke e konsiderojnë legjitimim të “skllavërisë së paguar”.

Ligji i ri, i nënshkruar nga ministri i Punës Niki Kerameos, përcakton që punonjësit e sektorit privat mund të punësohen nga i njëjti punëdhënës për 13 orë në ditë (përveç orarit të zakonshëm 8-orësh) për jo më shumë se 37 ditë në vit, në bazë vullnetare, shkruan tgcom24.

Orët shtesë do të kompensohen me një rritje page prej 40%. Një ligj aktual (i miratuar gjithashtu nga konservatorët dy vjet më parë) tashmë lejon ditë pune 13-orëshe, por vetëm për dy punëdhënës të ndryshëm.

Pavarësisht protestave nga përfaqësuesit e punëtorëve, partia në pushtet, me shumicën e saj në parkament, ka vendosur të vazhdojë përpara.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →