Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Greqia dërgon letër pranimi në SHBA për 20 avionë F-35

nga RTV21 Portal25 korrik 2024
​Greqia dërgon letër pranimi në SHBA për 20 avionë F-35

Greqia njoftoi sot se nënshkroi dhe dërgoi një Letër Pranimi (LOA) për 20 avionë F-35 në SHBA.

“Kemi vazhduar me dërgimin e kësaj letre që shënon fillimin e negociatave për kontratën, e cila shpresoj se do të përmbyllet së shpejti”, tha ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias gjatë një vizite në bazën ajrore të Elefsinës në perëndim të Athinës.

“Ne po ndërtojmë një forcë të fuqishme ushtarake duke blerë avionin luftarak më të avancuar në botë,” tha ai.

“Sot, qeveria greke finalizoi synimin e saj për të blerë 20 avionë Lockheed Martin F-35 Lightning II duke nënshkruar një Letër Oferte dhe Pranimi (LOA) përmes një Shitje Ushtarake të Jashtme të qeverisë së SHBA. LOA përfshin gjithashtu një opsion për 20 avionë shtesë,” konfirmoi Lockheed Martin, prodhuesi i avionëve.

Forcat Ajrore Greke do të blejnë 20 avionë luftarakë F-35 për 3.47 miliardë euro sipas marrëveshjes, detajet dhe përmbajtja e plotë e të cilëve nuk u zbuluan.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →