Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Greqia konfirmon mbështetjen për liberalizmin e vizave për Kosovën

nga B G23 shtator 2020

Ministrja Haradinaj Stublla bisedoi me homologun grek , Nikos Dendias, konfirmohet mbështetja e Greqisë për përmbylljen e liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe fuqizimin e perspektivës eurointegruese të rajonit

Biseda e tyre u relaizua në kuadër të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, përmes një videokonference.

“Me Ministrin Dendias biseduam edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit, që i hapë rrugë marrëveshjes finale të njohjes reciproke në kufijtë ekzitues, dhe që respekton rendin kushtetues e karakterin unitar të Republikës së Kosovës”, tha Ministrja Haradinaj Stublla.

Shefja e diplomacisë Haradinaj Stublla tha po ashtu se në bisedë me homologun grek Dendias u theksua nevoja e thellimit të marrëdhenieve dypalëshe, duke thelluar edhe më tej dialogun praktik midis Kosovës dhe Greqisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →