Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Greqia mposhtet nga Spanja

nga B.K11 nëntor 2021


Ka përfunduar ndeshja mes Kombëtares së Greqisë dhe asaj të Spanjës, ku përgjatë 90’ minutave lojë është shënuar vetëm një gol.
Në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në kualifikimet drejt Botërorit “Katar 2022”, Spanja ka mposhtur Greqinë me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi Pablo Sarabia, i cili shënon golin e tre pikëve për Spanjën në minutën e 26’ nga pika e bardhë.
Me tre pikët e reja, Spanja merr kreun e tabelës në Grupin B, ku pas shtatë ndeshjeve ka arkëtuar gjithsej 16 pikë, një më shumë se Suedia në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Greqia zë vendin e tretë në tabelë me nëntë pikë, dy sosh më shumë se Gjeorgjia në pozitën e katërt, dhe pesë pikë më shumë se Kosova në vendin e fundit.
Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Spanjës.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →