Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Greqia nuk do të pranojë refugjatë afganë

nga Xh.D18 gusht 2021

Ministri grek i migracionit, Notis Mitarakis bëri të ditur se Greqia nuk do të lejojë refugjatët nga Afganistani të kalojnë kufijtë e saj për në Bashkimin Evropian.
“Vendi ynë nuk do të jetë një portë drejt Evropës për emigrantët ilegal afganë”, tha Mitarakis në një deklaratë.
Pas një takimi të kryesuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, Këshilli i Qeverisë Greke për Punët e Jashtme (KYSEA) tha se autoritetet do të koordinojnë kthimin e sigurt të individëve dhe familjeve të tyre që bashkëpunuan me forcat greke në Afganistan.
Sipas “Athens-Macedonian” diskutimet u zhvilluan si në nivelin evropian, në atë dypalësh dhe në nivel kombëtar për nevojën për të mbrojtur kufijtë dhe për të shmangur një krizë të re humanitare, shkruan TV21./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →