✨ Showbiz
Gresa Behluli mahnitë me linjat trupore një javë pas lindjes
nga Venera Grabanica21 nëntor 2021
Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli javën e kaluar është bërë nënë për herë të parë.
Gresa dhe bashkëshorti i saj janë bekuar me një djalë që e pagëzuan me emrin Dielli, shkruan rtv21.tv
Në një fotografi të publikuar në Instagram Gresa, mori vëmendjen e të gjithëve me linjat përfekte trupore.

Kujtojmë që, për ta pasur një kujtim nga kjo periudhë e ëmbël Gresa kishte realizuar një fotosesion në të cilin dukej shumë bukur. Njëren nga imazhet e këtij fotosesioni Gresa për fansat e saj e kishte publikuar në ”Instagram”./21Media










