Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se intensiteti i gripit sezonal ka shënuar një rënie prej 16.02%.
IKShP ka bërë të ditur se nëse krahasohet me javën paraprake, gripi sezonal është nën pragun epidemik.
“Sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e 05-të të vitit 2024, që paraqet periudhën 29 janar-04 shkurt 2023, ka shënuar rënie prej 16.02% krahasuar me javën paraprake dhe është nën pragun epidemik”, ka shkruar IKShPK në “Facebook”.
Në fund IKShPK ka bërë thirrje që, qytetarët, në veçanti grupet e rrezikut, siç janë të moshuarit, personat me sëmundje shoqëruese kronike, profesionistët shëndetësor, shtatzënat, etj., të vaksinohen dhe të zbatojnë masat e tjera të kujdesit./21Media











