Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gruaja akuzon mjekët për humbjen e foshnjave, Prokuroria nis hetimet

nga Kaltrina Berila2 maj 2023
Gruaja akuzon mjekët për humbjen e foshnjave, Prokuroria nis hetimet

Një grua shtatzënë ka raportuar se si shkak i neglizhencës së mjekëve i ka humbur dy foshnjat e saj. Gruaja ka qenë shtatzënë në javën e 21-të.

E lidhur me rastin prokuroria ka nisur hetimet.

Zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj ka thënë për portalin rtv21.tv se Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për t’iu bërë autopsia dy foshnjave të pajeta.

Ulaj tha se është inicuar rasti si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Lidhur me këtë çështje ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për t’iu bërë autopsia trupave të pajetë (dy foshnjave), derisa është iniciuar rast “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore për ta ndriçuar në plotëni këtë rast”, ka thënë Ulaj.

Porali rtv21.tv ka kontaktuar edhe drejtorin e Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, megjithatë ai nuk është përgjigjur./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →