Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTë tjera
📰 Të tjera

Gruaja duron të ftohtin ekstrem për tre orë për të vendosur rekord

nga Kaltrina Berila27 janar 2024
Gruaja duron të ftohtin ekstrem për tre orë për të vendosur rekord

Katarzyna Jakubowska është bërë gruaja e parë që ka kaluar testin përfundimtar të qëndrueshmërisë në të ftohtë teksa qëndroi mbi tri orë në një kuti me akull.

48-vjeçarja vendosi rekordin botëror për kohën më të gjatë të kontaktit të plotë të trupit me akull prej 3 orësh e 6 minuta.

Katarzyna, e cila punon si dizajnere, e provoi këtë rekord për të testuar veten dhe për të inkurajuar më shumë pjesëmarrjen e grave në sfidat e akullit.

“Unë besoj se ne kemi forcë të madhe si gra. Doja të tregoja me personin tim se nëse duam diçka, ne mund ta bëjmë atë”, tha ajo për Guiness World Record.

Përpara se të provonte vendosjen e rekordit, Katarzyna iu nënshtrua një sërë testesh mjekësore për t’u siguruar që nuk do të ndikonte negativisht në shëndetin e saj. Ajo u përgatit për sfidën duke bërë tre përpjekje praktike, gjatë të cilave u monitoruan luhatjet e temperaturës së trupit të saj.

“I ftohti nuk është pengesë për mua, unë mund të gjej ngrohtësi në të. Momenti më i vështirë ishte kur pashë që publiku ishte i tmerruar, në gjysmën e kohës sime. Më herët kërkova t’i shpjegoja të pranishmëve pse po më dridhej trupi, sepse jo të gjithë e kuptojnë dhe është një proces normal”, tha ajo.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →