Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gruaja e Adem Demaçit vdiq nga pasojat e Covid-19

nga Egzona Mehmeti27 shkurt 2021

Sot pasdite vdiq bashkëshortja e veprimtarit Adem Demaçi, Xhemajlije Hoxha-Demaçi. Djali i Adem Demaçit, Shqiptari bëri të ditur se nëna e tij vdiq nga pasojat e Covid-19.

“Varrimi behet neser ne ora 12 30 ne varrezat e Lagjes Arberia (ish -Dragodani) nga rrethi i saj familjar. Te pame nuk do te organizohet per shkak te pandemise.”, shkroi Shqiptari në facebook.

Në fillim të viteve ’60-ta veprimtari Adem Demaçi ishte martuar me Xhemajlie Hoxhën. Por, disa vjet pas martesës dhe lindjes së dy fëmijëve, Abetares dhe Shqiptarit, Demaçi ishte arrestuar nga shteti i atëhershëm jugosllav. Pos përcjelljes, marrjes në pyetje, diskriminimit Xhemajlien që punonte si mësuese në Prilluzhë të Vushtrrisë e kishin larguar nga puna. Mësuesen e rrallë shqiptare e kishin kthyer në pastruese në të njëjtën shkollë. Por, gruaja e atdhetarit të madh nuk ishte dorëzuar. Ajo kishte vazhduar t’i rriste fëmijët derisa Demaçi ishte duke vuajtur dënimin “për veprimtari armiqësore” kundër Jugosllavisë./21Media

Ju njoftojme se nena, vjehrra e gjyshja – Xhemajlije Hoxha Demaçi nderroi jete sot pasdite nga pasojat e Covid 19….

Gepostet von Shqiptar Demaci am Samstag, 27. Februar 2021

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →