Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gruaja përfundon në spital pasi e rrah burri

nga RTV2128 qershor 2017

Arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar mbrëmë në Prizren , pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, e cila është trajtuar nga mjekët e Emergjencës Rajonale në Prizren.

Policia raporton se me qëllim të eliminimit të rrezikut për viktimën, hetuesit kanë ushtruar një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, në prezencë të tij dhe dëshmitarëve ku kanë gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov, një pushkë gjysmë automatike Mod 10, një pistoletë M57 kalibri 7.62mm, 18 fishekë të kalibrit 7.65mm, 9 fishekë të kalibrit të panjohur dhe dylbi për armë të gjatë.

Lidhur me veprimet e ndërmarra është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet në masën e arrestit policor.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →