Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gruaja që kultivon ilaçe bimore kundër stresit, e vetmja në Kosovë e çertifikuar

nga Venera Grabanica30 tetor 2025
Gruaja që kultivon ilaçe bimore kundër stresit, e vetmja në Kosovë e çertifikuar

Në emisionin “Horizonti i Mesditës” në RTV21 është folur për “Tregun Mobil”, siç njihet në kryeqytetin e Kosovës, një hapësirë ku që nga viti 2015 promovohen e shiten produkte të ndryshme bujqësore vendore.

Në mesin e shumë kultivuesve e prodhuesve që marrin pjesë në këtë treg ishte edhe Sylbije Sahiti gruaja që kultivon ilaçe bimore kundër stresit, një punë që e ka kthyer në pasion dhe profesion.

“Ja vlen çdo herë të marrësh pjesë në çdo event. Jam shumë falënderuese për organizatorët. Jam jo vetëm kultivuese, por edhe grumbulluese – kam gra dhe burra që mbledhin bimët me kujdes, ndërsa unë merrem me përpunimin e tyre. Ka bimë që i kam sjellë edhe nga jashtë, por tashmë kultivoj edhe valerianën, e cila ndihmon shumë për stres dhe qetësim. Jam e vetmja në Kosovë që e kultivoj këtë bimë dhe në vitin 2024 kam pasur të certifikuara deri në 105 lloje bimësh,” u shpreh ajo./RTV21/21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →