RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Grubi dhe Tahiri: Testet PCR mes Kosovës dhe Maqedonisë të panevojshëm

nga B.K16 shtator 2020

Zëvendëskryeministri i parë në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi dhe zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë konferencës për media që kishin sot thanë se gjatë takimit të tyre kanë biseduar për hapjen e kufijve mes dy vendeve pa PCR test. Grubi dhe Tahiri thanë se hapja e kufijve do të ndikonte shumë në ekonominë e të dyjave vendeve po ashtu edhe tek qytetarët.

“Qëndrimi im është që kufijtë tanë duhet të liberalizohen për nga shembulli i kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë të cilat janë të hapura dhe keni lëvizje të jashtëzakonshme mes dy vendeve, në veçanti në sezonën turistike dhe  transmetimi i infektive  me Covid-19 nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas ishte minimal”, deklaroi Artan Grubi.

Zv/kryeministri i Kosovës, Tahiri tha se gjatë takimit kanë diskutuar për 3 tema të rëndësishme për të dyja vendet, siç është procesi i integrimit evropian, rruga Shkup- Bllacë dhe hapja e kufijve.

“Për mua është totalisht e palogjikshme që ne të kemi një sistem të testimit bilateral përderisa me Shqipërinë është e hapur, shkëmbimi i qytetarëve mes Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë shumë i madh”, tha Besnik Tahiri zv/kryeministër i Kosovës.

Shembulli i njëjtë për kufijtë duhet të zbatohet edhe me vendet tjera të rajonit dhe jo vetëm Kosovën, mes tjerash shtoi Grubi./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →