Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Grubi: E gjithë Qeveria e mbështet Teutën, sepse ajo i ka hije Tetovës

nga E.Bullaku27 gusht 2021

Gjatë një vizite në Tetovë bashkë me ministra të tjerë, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi, ka thënë se e gjithë mbështetja qeveritare do të jetë në realizimin e projekteve që janë nisur në Komunën e Tetovës, por duke mos u ndalur me kaq.
Me këtë rast, ai ka njoftuar se Qeveria e mbështet kryetaren Teuta Arifi edhe për një mandat, duke u shprehur se ajo i ka hije Tetovës.
“Një zonjë si Teuta po vihet në ballë në betejën për tetovarët me Covid-in duke hapur qendra të reja të vaksinimit, duke siguruar vaksina, duke luftuar për nxënësit në shkolla dhe kjo është ajo që i duhet Tetovës. Tetovës i duhet Teuta Arifi sepse i ka hije Tetovës”, ka thënë ai./ TV21.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →