Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Gruevski ia përsërit ofertën LSDM-së

nga RTV2112 prill 2017

Oferat që Zaev të heq dorë nga deklarata shqiptare dhe të formojë Qeverinë është përsëritur nga Gruevski

Kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, në një deklaratë për media të zgjedhura, përsërit qëndrimin e partisë së tij, duke thënë se është në gjendje që t’i jap mbështetje LSDM-së, vetëm që kjo e fundit të hedh poshtë Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare. Sipas tij, ditën kur Zoran Zaev do të heqë dorë nga kërkesat e partive shqiptare, 51 deputetët e VMRO-DPMNE-së do t’i japin mbështetje LSDM-së për formim të qeverisë, shkruan TV21.TV

“Ne si parti, edhe në periudhën e kaluar, treguam se dëshirojmë të gjendet zgjidhje me dialog dhe me mirëkuptim ndërmjet partive politike. Kujtoj se, fillimisht LSDM-së i ofruam se, në rast se heq dorë nga “Platforma e Tiranës”, VMRO është e gatshme t’ua vë në dispozicion 51 deputetët që i ka, në mënyrë që të qeverisin për një kohë të caktuar. Pra, kushti ishte që Zoran Zaev të heq dorë nga Platforma. Edhe në rast se Zaev zgjidhet nga partitë shqiptare, por heq dorë nga ajo platformë, atëherë VMRO-DPMNE do t’i ofrojë mbështetje, vetëm të mos e implementojë platformën, gjegjësisht përmbajtjen e saj”, theksoi Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-DPMNE./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →