RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Grupi Ndërkombëtar i Krizave ndryshon raportin për Banjskën

nga Venera Grabanica28 maj 2024
Grupi Ndërkombëtar i Krizave ndryshon raportin për Banjskën

Grupi Ndërkombëtar i Krizave e ka ndryshuar një pjesë të tekstit nga raporti pë Kosovën ku ndër tjerash për sulmin në Banjskë thuhej se zyrtarë të KFOR-it patën negociuar për tërheqjen e një pjese të grupit të sulmuesve të armatosur serbë nga atje.

Ky tekst sot është ndryshuar, ku ndër tjera theksohet se gabimisht ishte cekur se KFOR-i ka negociuar tërheqjen e grupit të armatosur serb nga Banjska.

“Teksti është përditësuar më 28 maj 2024. Versioni origjinal i këtij raporti kishte cekur gabimisht se personeli i KFOR-it kishte negociuar për tërheqjen e grupit të serbëve të armatosur nga rrethimi në Banjskë”, thuhet ndër tjera në tekst.

KFOR-i pati reaguar menjëherë që pas publikimit të draftraportit. Në një deklaratë e pati quajtur të pasaktë atë, duke deklaruar se “në asnjë moment nuk është i përfshirë në negociatat e supozuara”.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →