Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Guardiola: Potterit i duhet kohë

nga B.K9 janar 2023
Guardiola: Potterit i duhet kohë

Lojtarët e Manchester City e mposhtën Chelsean në ndeshjen e FA Cup me rezultat 4:0.
Skuadra e Pep Guardiolës fitoi në shtëpi pa disa lojtarë kyç dhe pas ndeshjes Pep mbrojti trajnerin e Chelseat, Graham Potter, të cilin arriti ta mposht dy herë në vetëm pak ditë.
“Ishte kënaqësi të luaja kundër tij. E di që në klubet e mëdha rezultatet janë shumë të rëndësishme, por jepini atij kohë. Pjesa e dytë është ajo që përfaqëson Graham. Ajo që ai bëri në Brighton është e pabesueshme. Të gjithë trajnerët kanë nevojë për kohë, ai ka të drejtë. Kjo është e rëndësishme në sezonin e parë. Epo, unë e kisha Messin në Barcelonë, prandaj nuk më duheshin dy sezone, mjaftoi një”, tha Guardiola.
Ishte ndeshja e 18-të e Chelseat nën drejtimin e Graham Potter dhe humbja e tyre e gjashtë. Interesant është fakti se blutë pësuan tre gola në pjesën e parë për herë të dytë nën drejtimin e Potter. Kjo u ndodhi edhe në tetor kur ishin larguar në Brighton kur humbën 1:4.
Vlen të përmendet se në 100 ndeshje nën drejtimin e paraardhësit të tij Thomas Tuchel, Chelsea nuk pësoi asnjëherë tre gola në pjesën e parë dhe tifozët blu e thirrën gjermanin në tribunë për shkak të humbjes katastrofike.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →