Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Guerot: Është e rëndësishme që Drafti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese

nga Venera Grabanica14 nëntor 2024
Guerot: Është e rëndësishme që Drafti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka përsëritur kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për dërgimin e Draftit të BE-së për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Guerot ndër tjera ka thënë se inkurajojnë lëvizje pozitive që do të ndihmonin përparimin në procesin e normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë duke theksuar rëndësinë që Kosova ta çojë në Kushtetuese draftin evropian.

“Në veçanti theksojmë rëndësinë e Kosovës që ta dërgojë draft-statutin evropian të Komunitetit të Komunave me Shumicë Serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Guerot në një intervistë për Kosovo Online.

Ai tutje ka thënë se me kolegët nga QUINT-it dhe BE janë të kujdesshëm lidhur me lëvizje te reja të mundshëm të njëanshme që mund të kenë ndikim serioz në popullatën serbe në veri, veçanërisht sa i përket shëndetësisë dhe arsimit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →