Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Guvernatori i Teksasit uron Kosovën në prag të Ditës së Pavarësisë

nga Kaltrina Berila15 shkurt 2025
Guvernatori i Teksasit uron Kosovën në prag të Ditës së Pavarësisë

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, ka uruar Kosovën në prag të Ditës së Pavarësisë.

Në urimin e tij, Abbott vuri në pah përkushtimin e palëkundur të Kosovës ndaj parimeve demokratike.

“Lidhja midis Teksasit dhe Kosovës është unike, e forcuar nga vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe sundimit të ligjit”, tha Abbott.

“Kombet tona janë të lidhura përmes respektit të ndërsjellë për historitë dhe traditat tona të pasura, dhe ne jemi krenarë për marrëdhënien e rëndësishme që ndajmë me Kosovën”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →