Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Gvardiol te City, Guardiola emocionon tifozët e kampionit evropian

nga Venera Grabanica4 gusht 2023
Gvardiol te City, Guardiola emocionon tifozët e kampionit evropian

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola në një konferencë për media e ka pranuar se skuadra e tij është shumë afër transferimit të mbrojtësit Josko Gvardiol.

Mbrëmë u raportua se marrëveshja mes Cityt dhe RB Leipzig për Gvardiol është arritur, dhe se kampioni anglez e evropian do të paguajë plot 90 milionë euro për mbrojtësin kroat.

“Gvardiol, çfarë mbiemri të bukur që ka! Ai është duke kryer testet mjekësore . Të gjithë e dinë se ai është këtu. Shpresojmë që ne do mundim ta mbyllim marrëveshjen gjatë orëve/ditëve të ardhshme”, tha Guardiola.

Kur të kompletohet transferimi dhe të bëhet zyrtare nga Manchester City, Josko Gvardiol do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →