Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Haaland shumë pranë transferimit te Manchester City

nga Miranda Beqaj12 mars 2022

Kampioni anglez Manchester City raportohet se është shumë pranë transferimit të yllit të Borussia Dortmundit Erling Haaland për një shumë afro 120 milionë eurosh.
Sulmuesi norvegjez është njëri nga sulmuesit më të kërkuar nga shumë gjigandë evropianë, falë paraqitjeve tejet të mira të tij gjatë karrierës.
Gjatë aventurës së tij në Bundesliga me Borussia Dortmundin, Haaland ka arritur të regjistrojë 80 gola në 79 paraqitje në të gjitha garat.
City është duke kërkuar për të nënshkruar me një sulmues të ri gjatë verës dhe ”Daily Mail” raporton se skuadra e Pep Guardiolas janë duke strukturuar një marrëveshje për ta sjellë 21 vjeçarin në stadiumin ”Etihad”.
Thuhet se kushtet personale të kësaj marrëveshje janë diskutuar dhe se transferimi i tij është i gatshëm që të nënshkruhet nga krerët e Cityt.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →