Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Haaland tregon skuadrat favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve

nga B.K27 janar 2022


Në një intervistë me “Sky Sports” ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland ka treguar skuadrat që ai mendon se do të fitojnë Ligën e Kampionëve këtë vit.
Skuadra e Haaland, Borussia Dortmund këtë sezon nuk do të garojë në garën më prestigjioze evropiane, pasi që skuadra gjermane u eliminua qysh në fazën e grupeve.
Por, në intervistën e sotme, i pyetur se cila skuadër do të jetë triumfuese, Haaland renditi favoritet ku ndër to ishte edhe Real Madridi.
“Unë mendoj që njëra nga Manchester City, Paris Saint-Germain ose Real Madrid do të fitojë Ligën e Kampionëve”, tha Haaland.
Po ashtu, ylli norvegjez tregoi edhe skuadrën më të fortë ndaj të cilës ishte përballur, duke ia dhënë këtë epitet gjigandit bavarez Bayern Munich.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →