Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Haga ka filluar mbledhjen e provave të krimeve të luftës në Ukrainë

nga Kaltrina Berila3 mars 2022

Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë ka filluar mbledhjen e provave të krimeve të mundshme të luftës të kryera në Ukrainë.
Kryeprokurori i ICC-së, Karim Khan thotë se ai hapi një hetim të menjëhershëm pasi iu kërkua ta bënte këtë nga 39 vende, transmeton rtv21.tv.
Ai do të mbulojë akuzat për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid dhe do të shtrihet deri në aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014.
As Rusia dhe as Ukraina nuk janë anëtarë të GJNP-së, por Kievi ka pranuar juridiksionin e gjykatës.
Khan tha se është e rëndësishme që të bëhet një hetim “Drejtimi i sulmeve kundër civilëve dhe objekteve civile përbën një krim lufte. Kjo është shumë e qartë. Dhe edhe nëse sulmet synojnë objektiva ushtarakë, por armët e përdorura janë armë me përdorim të gjerë që nuk janë të sakta, kjo mund të jetë gjithashtu një krim lufte pasi ato ka të ngjarë të shkaktojnë dëm të tepruar civil”, tha ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →