🌍 Bota
Hagari: Do të bëjmë gjithçka që na nevojitet, gjithçka për të mbrojtur shtetin e Izraelit
nga Venera Grabanica14 prill 2024
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari, tha të shtunën se Izraeli ka “kapur një shumicë dërrmuese” të sulmeve nga Irani.
IDF vlerëson se Irani lëshoi mbi “200 lloje të ndryshme” të dronëve, duke përfshirë drone vrasës, raketa balistike dhe raketa lundrimi, tha Hagari.
“Aeroplanët tanë janë ende në ajër duke përgjuar objektivat dhe ne jemi gati për çdo kërcënim që do të vijë në Izrael”, tha Hagari. “Ne do të bëjmë gjithçka që na nevojitet, gjithçka për të mbrojtur shtetin e Izraelit”, tha Hagari në një përgjigje të një pyetjeje nga CNN.










