🇽🇰 Kosova
Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Ferizaj: Vjedhin stoli ari e para
nga Kaltrina Berila12 prill 2023
Një vjedhje e rëndë është raportuar mbrëmë rreth orës 22:10 në fshatin Cërnillë të Ferizajt.
Një burrë ka raportuar hajnat kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.
Nuk raportohet për të arrestuar.
Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti në procedurë hetimore./21Media











