Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Hajnat ia mësynë policisë, i vodhën 541 kg kokainë

nga Egzona Mehmeti10 nëntor 2021

Hajdutët kanë vjedhur 541 kilogramë kokainë me vlerë rreth 13 milionë dollarë nga policia në Afrikën e Jugut.
Droga është mbajtur brenda zyrës së njësisë speciale Hawks në qytetin Port Shepstone në provincën lindore të KwaZulu-Natal në fundjavë, ka njoftuar policia të martën.
Siç ka raportuar media e huaj, hajdutët kanë hyrë në pallat nga një dritare dhe më pas kanë mundur të hyjnë në dhomat e blinduara ku ishte duke u ruajtur droga e sekuestruar.
Afrika e Jugut luan një rol jetik si një vend tranziti për tregtinë e paligjshme të kokainës së Amerikës Latine, veçanërisht për transportin e mëtejshëm drejt Australisë, Evropës dhe Hong Kongut./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →