Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Halil Çadraku përfundon dëshminë në Hagë, Prokuroria pushon hetimet ndaj tij

nga Venera Grabanica28 nëntor 2024
Halil Çadraku përfundon dëshminë në Hagë, Prokuroria pushon hetimet ndaj tij

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përfunduar hetimet ndaj Halil Çadrakut dhe kjo është bërë e ditur sot nga përfaqësuesi i tij, avokati Arianit Koci.

Avokati, të enjten në Hagë kërkoi që ky vendim të bëhet publik meqë publiku e di që tashmë Çadraku ka qenë nën hetime.

“Meqenëse klienti im e ka marrë vendimin prej Prokurorisë që kanë pushu hetimet ndaj tij për veprat të cilat është dyshu. Aty vendimi shkruan që ëshë konfidencial, unë kërkoj nga gjykata që të na bëjë të mundshme që të na bëjë publike që janë pushuar hetimet ndaj tij, do të thotë të jemi të sigurt që nuk po bën ndonjë shkelje dhe kërkoj leje nga gjykata”, tha Koci, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Që ky vendim të bëhet publik, nuk pati kundërshtime nga prokurori James Pace.

Përpara kësaj deklarate të Kocit, dëshmitari Çadraku përfundoi dëshminë në Hagë, e cila zgjati katër ditë.

Gjatë pyetjeve të avokatit të Kadri Veselit, Rodney Dixon, dëshmitari tha se nuk e di se çfarë informacione i ka dhënë Tahir Sinani dhe Komandant Drini, Shtabit të Përgjithshëm. Po ashtu, ai tha se as Shtabi i Përgjithshëm nuk e di se çfarë informacioni kanë marrë nga zona e tij dhe se çfarë kanë bërë me to.

“Nuk e dija”, tha dëshmitari kur u pyet se a është e vërtetë që ai nuk e dinte se si funksiononte Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

Ai shtoi se për pesë muaj sa ishte shef i G2-shit në Zonën Operative të Pashtrikut,  nuk ka marrë udhëzime dhe as urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm.

Pyetje shtesë pati edhe mbrojtja e Thaçit përmes avokates Nina Tavakoli, për të vazhduar më pas mbrojtja e Selimit, përmes avokatit Eric Tully.

Ndërsa, avokati Aiden Ellis që përfaqëson Jakup Krasniqin u ndal tek pyetjet e gjyqtarit Mettraux lidhur me vrasjen e komandant Drinit- Ekrem Rexhës.

Dëshmitari ishte pyetur lidhur me akuzuat që binin mbi të lidhur me këtë çështje dhe disa persona tjerë, duke përfshirë edhe Salih Veselin.

Çadraku kishte thënë se ai ishte shpallur i pafajshëm ndërsa Salih Veseli ishte dënuar me 15 vjet burg, ndërsa pas një viti ishte liruar pasi ishe shpallur i pafajshëm.

Gjyqtari kishte pyetur dëshmitarin se a është e vërtetë që Salih Veseli ishte rigjykuar dhe ishte shpallur fajtor përsëri. Lidhur me këtë, Çadraku kishte thënë se nuk i kujtohet.

“Më kujtohet pyetja e gjyqtarit për këtë temë. Më kujtohet edhe fjala ime që i kam thënë se të gjithë grupi duke përfshirë Salih Veseli, Abit Hazirajn, Xhemajli Beqirajn dhe mua janë liruar të pafajshëm. Ai (Veseli) është liruar pas katër vitesh, ndërsa unë jam liruar menjëherë në gjykimin e parë . Prapë e dëshmojë që i gjithë grupi janë liruar të pafajshëm edhe pse pak me vonesë”, tha Çadraku, duke shtuar se pafajësia e Veselit është vërtetuar në shkallën e tretë.

Dëshmitari tha se është e vërtetë që nuk është përfshirë në rigjykim pasi është shpallur i pafajshëm.

Seanca pritet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarit të 108-të.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →