Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Halimi i reagon Muratit: Të deklarosh se LDK është kundër diasporës është kauzë e rreme

nga B G30 nëntor 2025
Halimi i reagon Muratit: Të deklarosh se LDK është kundër diasporës është kauzë e rreme

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar vendimin e KQZ-së që të votohet jashtë ambasadave e konsullatave.

Sibel Halimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj deklaratës së Hekruan Murati i cili ka thënë se me deklarata LDK-ja e kërkon votën e diasporës, ama me vepra e pengon

“Të deklarosh se LDK është kundër diasporës është vetëm kauza e radhës e rreme, për të mbuluar panikun para zgjedhjeve dhe hipokrizinë permanente të partisë në pushtet. Edhe kur koordinohen njëzëri për ta goditur LDK-në, kot e kanë — çdo maskë e tyre tashmë ka rënë. Qytetarët po rikthehen në mbrojtje të shtetit. Mashtrimi po mbaron!”, është shprehur Halimi.

Pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) lidhur me hapjen e Qendrave të Votimit jashtë përfaqësive diplomatike./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →