Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Halsey flet për problemet me shëndetin, pak para turneut

nga Xh.D11 maj 2022

Halsey ka zbuluar se po vazhdon të përballet me probleme të shumta me shëndetin.
Përmes Instagramit, ajo ka thënë se që nga koha kur mbeti shtatzënë e lindi foshnjën, ajo është përballur vazhdimisht me probleme me shëndetin.
“Shëndeti im ka ndryshuar shumë që kur mbeta shtatzënë dhe linda. Fillova të sëmurem më shumë, kam qenë disi e sëmurë shumicën e jetës sime”, është shprehur ajo.
Halsey ka folur më parë për luftën e saj me endometriozën, gjendje e cila prek një në 10 gra të çdo moshe.
Ajo është shumë e emocionuar t’i rikthehet turneut të saj, për të cilin ka thënë se është shumë e emocionuar dhe njëkohësisht ndjen paksa pasiguri./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →