Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hamëz Jashari përkujtohet nga djali i tij në përvjetorin e lindjes

nga Kaltrina Berila19 shkurt 2024
Hamëz Jashari përkujtohet nga djali i tij në përvjetorin e lindjes

Djali i heroit Hamëz Jashari, Bekim Jashari ka përkujtuar babain e tij, për nderë të përvjetorit të tij të lindjes.
Bashkë me të shihet edhe Besarta Jashari dhe familja e tyre.

“Urime Ditëlindjen Babush! Sot, në ditëlindjen tënde të 74-të babush erdhëm bashkë me Besarten dhe familjen ku kësaj radhe kemi edhe një aëtar të ri, Marsin. Përjetë mirënjohës ndaj teje babush që na rrite e edukove nën frymën patriotike e të dashurisë për atdheun”, ka shkruar Jashari në “Facebook”.

Ndryshe, Hamëz Jashari ka qenë njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht vëllai i kryekomandantit të UÇK-së Adem Jashari.

Hamëza u lind më 19 prill 1950 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Komunës së Skenderajt, rajoni i Drenicës, në Kosovë. Ai ka rënë dëshmorë më 7 Mars 1998 po në të njëjtin fshat, gjatë sulmit në Prekaz.

Pas luftës Hamëza është shpallur Hero i Kosovës./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →