Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Hamilton i pakënaqur me vendin e dytë

nga RTV2118 prill 2017

Garuesi i Formula 1 Lewis Hamilton ka përfunduar garën e Bahreinit i dyti

Lewis Hamilton e pranon dhëmbjen pas humbjes së garës pas një numër gabimesh që lejuan Sebastian Vettel që ta “vjedhë“ vendin parë.

Vozitësi i Mercedesit deri tash është kënaqur me konkurrencën e tij me Ferrarin, mirëpo pas humbjes së fundit disponimi i tij nuk është i njëjtë, shkruan rtv21.tv.

Kampioni i trefishtë botëror pranoi gabimin e tij pas bllokimit ilegal të Daniel Ricciardos që i kushtoi me 5 sekonda dënim, që bënë të pamundur rikthimin e tij për të tejkaluar Vettelin.

Në deklaratën e tij pas garës Hamilton tha se edhe pse kjo garë ishte një rënie prej 2 garave të kaluara, ai e ka për qëllim që në garën e ardhshme ta sjellë përsëri motivimin e fituesit./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →