Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hamza: Ambasadori Guerot ia ka përcjellur kabinetit të Macronit letrën time për heqjen e sanksioneve

nga Gentrita Xhemajli9 dhjetor 2025
Hamza: Ambasadori Guerot ia ka përcjellur kabinetit të Macronit letrën time për heqjen e sanksioneve

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin francez, Olivier Guerot.

Hamza tha se Guerot ia ka përcjellur kabinetit të presidentit Macron letrën e tij për heqjen e sanksioneve të  BE’së ndaj Kosovës.

“Një takim i shkëlqyer me Ambasadorin e Francës, Olivier Guerot. Ambasadori më njoftoi se letrën time për heqjen e të gjitha sanksioneve të BE-së ia ka përcjellë kabinetit të Presidentit Macron. Populli i Kosovës e meriton mbështetjen, pavarësisht se kush është në qeveri. Ne biseduam edhe për nevojën e kthimit të normalitetit dhe stabilitetit në vend. Si kryeministër i ardhshëm, fokusi im do të jetë rikthimi te temat e bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik me aleatët tanë.”, ka shkruar Hamza.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →