Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza i ka thënë jo ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për takim.
Në një letër të cilën e ka siguruar RTV21 , i ka shkruar Kurtit se PDK-ja do të qëndrojë në opozitë.
“I nderuar Kryeministër në detyrë, z. Albin Kurti, Ju falënderoj për ftesën për takim. Duke iu referuar takimit tonë të datës 10 korrik 2026 dhe qëndrimit publik të PDK-së, ju rikonfirmoj se, në rrethanat aktuale, qëndrimi ynë është që të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë”, shkroi ai ndër tjerash në letër./RTV21/21Media












