Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Hamza jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit dhe deputetit

nga E.Bullaku1 nëntor 2021

Bedri Hamza, i zgjedhur kryetar i Mitrovicës së Jugut në zgjedhjet lokale, ka dhënë dorëheqjen nga posti i deputetit dhe nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hamza përmes një shkrimi në Facebook.
“Ka qenë nder dhe privilegj të jem përfaqësues i juaj në Kuvend. Tani, është nder, privilegj e më së shumti përgjegjësi të ju shërbej si kryetar i komunës.
Për një Mitrovicë më të mirë për të gjithë!”, ka shkruar ai.
Hamza ka fituar në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor, duke fituar 16 mijë e 655 vota, apo 53,69%./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →