RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hamza konfirmon bisedat me LDK, AAK e NISMA për qeverinë, thotë se s’ka vija të kuqe për askënd

nga Kaltrina Berila28 mars 2025
Hamza konfirmon bisedat me LDK, AAK e NISMA për qeverinë, thotë se s’ka vija të kuqe për askënd

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për media ka thënë se gjatë fushatës zgjedhore e ka bërë të qartë se është kundër vijave të kuqe sa i përket bashkëpunimit me partitë e tjera për krijimin e institucioneve të reja.

Hamza ka thënë se personalisht s’ka asnjë barrierë me asnjë parti politike e me asnjë politikan, duke shtuar se është i gatshëm të flasë me të gjithë.

“Unë gjatë fushatës zgjedhore kam qenë kundër vijave të kuqe. Këto vijat e kuqe nuk është që i preferoj. Asnjë barrierë me asnjë parti politike me asnjë politikan nga ana ime nuk ekziston. Jam i gatshëm me të gjithë me bisedu. Jam I gatshëm me të gjithë me bisedu. Jemi në biseda me LDK-në, Aleancën, NISMA-n, edhe subjektet të tjera. S’kemi mbrri në atë fazën qysh duhet me u duk qeveria, nëse vjen radha sigurisht që jam shumë i përgjegjshëm dhe i përkushtuar që vendit me I dhanë institucione”, ka thënë Hamza.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →