Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hamza nënshkroi marrëveshje të rëndësishme për katër shkolla

nga E.Bullaku21 shkurt 2022

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, sot ka nënshkruar katër marrëveshje për shërbime të energjisë si vazhdimësi e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në objektet publike të kësaj komune.
Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve katër shkolla të Komunës së Mitrovicës do të përfitojnë nga ky projekt i fushës së efiçiencës së energjisë, SHFMU “Elena Gjika”, Çerdhja publike “Gëzimi Ynë”, SHMLE “Hasan Prishtina” dhe SHFMU “Eqrem Qabej”.
Projekti në fjalë pritet të filloj së realizuari nga muaji qershor i këtij viti, ndërsa financimi i tyre bëhet nga Qeveria e Kosovës, Zyra e BE-së dhe Banka Botërore përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →