Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hamza për vdekjen e Qerkinit: Baca Bajram ishte shpresë e familjeve që humbën të dashurit e tyre në luftë

nga Gentrita Xhemajli24 shkurt 2025
Hamza për vdekjen e Qerkinit: Baca Bajram ishte shpresë e familjeve që humbën të dashurit e tyre në luftë

Bedri Hamza ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së Bajram Qerkinit, kryetarit të Shoqatës “Zëri i Prindërve” i cili nuk reshti kurrë së kërkuari përgjigje për të pagjeturit.

Hamza thotë se as Qerkinin, e as ata që nuk u gjetën që 25 vjet, nuk do t’i harrojnë kurrë, dhe kurrë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për ta.

“E gjithë Kosova është e pikëlluar me vdekjen e njërit prej njerëzve më të mirë të saj. Baca Bajram ishte vërtet zë dhe shpresë i të gjitha familjeve që humbën më të dashurit e tyre gjatë luftës në Kosovë. As bacën Bajram dhe as ata që nuk po mund t’i gjejmë që 25 vjet, të cilët ai i kishte mision jetësor, kurrë nuk do t’i harrojmë dhe kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për ta! Prehu në paqe, baca Bajram!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →