🇽🇰 Kosova
Hamza pret Lladrovcin: PDK-ja në Drenas është e bashkuar dhe e gatshme për fitore
nga Venera Grabanica9 dhjetor 2025
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, priti sot në takim kreun e Drenasit, Ramiz Lladrovcin.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza bëri të ditur se me Lladrovcin biseduan rreth mobilizimit të plotë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Ky proces kërkon bashkëpunim të ngushtë, koordinim të vazhdueshëm dhe përgjegjësi nga secili prej nesh. PDK-ja në Drenas është e bashkuar, e organizuar dhe e gatshme për fitore!”, ka shkruar i pari i PDK-së.











