Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Hamza: Sektori publik të mos shikohet si mundësia e vetme për punësim

nga RTV2131 tetor 2018

Investimet në zhvillimin e sektorit privat do të motivojnë të rinjët për punësim, tha Hamza

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka kërkuar më shumë investime për zhvillimin e sektorit privat, pasi kjo do të motivojë të rinjtë për punësim.

Në takimin rajonal të ministrave të Financave në Shkup, me temën “Nxitja e zhvillimit ekonomik përmes zhvillimit të kapitalit njerëzor në vendet e Ballkanit perëndimor”, ministri Hamza veçoi fenomenin e ikjes së trurit nga rajoni.

“Ne duhet të investojmë që ta zhvillojmë sektorin privat në mënyrë që të jetë bartës i zhvillimit ekonomik dhe ky sektor të motivojë të rinjtë dhe të rejat për punësim,  dhe mos të shikohet sektori publik si mundësi e vetme për punësim. Kemi bërë progres por që kemi ende punë përpara nesh për ta thelluar këtë zhvillim”,  tha ai.

Ministri Hamza tha se në fazat e ardhshme të politikë-bërjes duhet fokusuar në forcimin e institucioneve shoqërore.

“Ne duhet të ndryshojmë modelin tonë të rritjes ekonomike, për të mundësuar një zhvendosje, respektivisht “kërcim” të konsiderueshëm në raport me rritjen e deritanishme”, u shpreh ai.

Ndryshe, Kosova në dokumentin e saj më të lartë strategjik, e që është “Strategjia Kombëtare për Zhvillim”, ka renditur zhvillimin e kapitalit njerëzorë, si shtyllën kryesore të kësaj strategjie.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →