Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Hana Beiqi para garimit në Lojërat Olimpike: Po më realizohet ëndrra

nga Kaltrina Berila3 gusht 2024
Hana Beiqi para garimit në Lojërat Olimpike: Po më realizohet ëndrra

Notarja Hana Beiqi është garuesja e fundit e cila do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.

Beiqi e cila ka vetëm 15 vjet, do të debutojë sot në Lojërat Olimpike.

Ajo do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë, me garat e notit nisin nga ora 11:00.

Beiqi në një intervistë për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës ka thënë se po i realizohet ëndrra.

”Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike normalisht që është punë e gjatë, prej fillimit të karrierës sime e kam pasur deshirë me marr pjesë në Lojërat Olimpike dhe tashmë mu ka plotësuar dëshira, ënrra jem prej se ja kum nis notit, normalisht ka qënë një rugëtim i vështirë, sidomos me luftën ndërmjet federatës, por me rëndësi ia kam dal e kom qit provën që muj me mrri edhe muj me qënë anëtare e Komitetit Olimpik dhe shpresoj ta përfaqësoj Kosovën dhe ta dërgoj në nivelin më të lartë në sportin e notit”, ka thënë Hana Beiqi.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →