Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaArt
🎨 Art

Hapet ekspozita “Kosova falënderon NATO-n”

nga Xh.D3 qershor 2022

Sot(3 qershor) është bërë hapja e ekspozitës “Kosova falënderon NATO-n”, e fotografit Asllan Krasniqi, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Krasniqi përmes Facebook-ut ka njoftuar se kjo ekspozitë është realizuar në bashkëpunim me siç i referohet ai, “miqtë e NATO-s”.
Sipas Krasniqit, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 12 qershor.
“Me rastin e 23 vjetorit të çlirimit dhe 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, fotografi Asllan Krasniqi, në bashkëpunim me “MIQTË E NATO-S” do të organizojnë ekspoziten: Grafitët e Lirisë dhe Paqes me moton “KOSOVA FALËNDERON NATO-n” Ekspozita mbahet nga 3 deri më 12 Qershor në sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë”, thuhet në njoftim./21Media

ETIKETA:#Art#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →