Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hapet konkurs për pranimin e ushtarëve të rinj në FSK

nga RTV217 gusht 2020

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ka shpall konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj-ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Nga ministria kanë njoftuar se konkursi do të jetë i hapur nga 10 deri më 21 gusht.

Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18 – 23 vjet.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00./kp/

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →