Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hapet konkursi për pranimin e policëve në veri

nga Kaltrina Berila4 janar 2023
Hapet konkursi për pranimin e policëve në veri

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e policëve të rinj nga radhët e komuniteteve.
Në njoftim thuhet se do të pranohen zyrtarët policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (serb, boshnjak, turq, goran, romë, ashkali, egjiptas, kroat, malazez, maqedonas).
Sipas njoftimit të Policisë, kandidatët e interesuar mund të aplikojnë nga data 5 janar deri më 26 janar. Aplikimi bëhet në formë fizike.

Në nëntor të vitit të kaluar, qindra serbë në veri të Kosovës u larguan nga Policia e Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe institucionet lokale e qendrore.
Dorëheqjet u dhanë në shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës që kishte të bënte me rirregjistrimin e vetura me targa serbe, në ato RKS.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →